“Gjithë Shqipëria u mor me flokët e mia…”, Opinionisti Arjan Konomi reagon pas kritikave për paruke

Rinisja e Për’puthen në 6 Shtator, filloi me vrullin e komenteve dhe diskutimeve, por këtë radhë nuk ka shpëtuar Arjan Konomi. Ai tërhoqi gjithë vëmendjen me modelin e ri të flokëve. Komentet, ironitë dhe batutat nuk munguan në puntatat e sezonit të ri të Për’puthen kundrejt opinionistit  të programit.

Një reagim erdhi dhe nga ish-konkurretja e Për’puthen, Sindi Loci, e cila ironizoi Arjanin në llogarinë e saj në Instagram. Kujtojmë se Arjani me Sindin kanë pasur debate të ashpra gjatë sezonit të dytë të emisionit dhe gjërat duken sikur u qetësuan, kur Sindi ka folur mirë për të në intervistat e fundit, por mesa duket Sindit akoma nuk i ka dal inati me Arjanin.

Arjani më në fund reagoi pas gjithë kësaj “çmendje” të rrjetit. Në puntatën e djeshmë të Për’puthen ai nisi të fliste për flokët e tij.

“Sa bukur i ke flokët Arjan”, i tha Bora.

“Po pra, gjithë Shqipëria u mor me flokët e mia, harruan Covid-in, qeverinë dhe kujtonin se kisha paruke, nuk kam paruke. Kam disa berber dhe 5 vajza të grimit që merren me stilin e flokëve të mia, nejse nuk e kisha shumë mendjen te komentet, pavarësisht se më bënin për të qeshur…”,-u përgjigj Arjani.