Gjesti i veçantë i reperit shqiptar, për 20 vjeçarin që humbi jetën në Velipojë, kërkon të …

 Vrásjá e 20 vjeçarit Musaen Zeneli në Velipojë ka tronditur mbarë opinionin publik në Shqipëri. 20 vjeçari ishte rritur jetim dhe jetonte vetëm me nënën në kushte jo të mira ekonomike, ndaj kishte filluar punë, por pa e ditur se ëndrrat e tij do të shuheshin pa nisur ende.

Në rrjet ka patur postime të shumta që solidarizoheshin me të riun, por njëri prej tyre ishte më i veçantë. Reperi nga Kosova Capital T ka ofruar të paguajë të gjitha shpenzimet për fùneralin e 20 vjeçarit, duke parë gjendjen jo të mirë ekonomike të nënës së tij.

“Unë jam gati t`i kryej të gjitha ritualet nëse ka nevojë vetëm të më shkruaj dikush nga familjarët në mesazhe”, ka komentuar reperi në postimin e blogerit Olti Curri.