Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka tash e sa kohë qëndron më larg mediave dhe është më e rezervuar rreth jetës private. Megjithatë, ajo nuk heziton që në raste të caktuara të ndajë me ndjekësit ndonjë fotografi nga përditshmëria e saj apo daljet me të fejuarin.
E kur jemi tek ky i fundit, Genta ka tash e më shumë se dy vite që shijon lidhjen e saj me biznesmenin turk, Huseyin Usta, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.
Usta ka befasuar me disa nga postimet e tij të fundit në InstaStory, ku ka shfaqur disa imazhe të Gentës, jashtë linjave të saj të zakonshme të trupit.
Në videon e publikuar nga i dashuri i saj, këngëtarja nga Gjilani duket më e shëndoshë e veshur në një veshje sportive të shkurtër ngjyrë të zezë. Me të parë këto imazhe, shumë prej fansave të Gentës kanë aluduar për një shtatzëni të mundshme të këngëtares – gjë për të cilën ajo asnjëherë nuk ka folur deri më tash.
Mund edhe të kenë qenë thjeshtë efektet e filtrit, mirëpo duket qartë nga fotografitë që Ismajli ka pësuar ndryshime në linjat trupore. /Telegrafi/