Lajmi i shtatzënisë së Genta Ismajlit nisi të qarkullojë në mediat sociale, pasi format e saj dukeshin më të rrumbullakosura se zakonisht. Një sekret, tashmë publik, u zbulua nga Prive dhe revista Who, të cilat e kanë konfirmuar lajmin. Who ka bërë të ditur se Genta dhe Usta kishin planifikuar një dasmë së shpejti, por do ta realizojnë pas ardhjes në jetë të bebes.
Bebes apo bebeve?!
Së fundmi, burime të afërta me Prive, kanë zbuluar se këngëtarja është në pritje të binjakëve. Ajo dhe biznesmeni turk do të mirëpresin në jetën e tyre binjakë, teksa shumë shpejt pritet të organizojnë edhe një festë ‘babyshower’ për mirëseardhjen e dy foshnjave.
Çifti e bëri lidhjen publike në fund të vitit 2019, ndërsa Genta ka treguar në intervista të mëparshme se do të donin të kishin një fëmijë sa më parë.