Klemo Lenglet tregon se po e jeton nga afër situatën e Koronavirusit, sepse nëna e tij është e prekur nga “COVID-19”. Mbrojtësi i Barcelonës flet gjithashtu edhe për shtyrjen e Europianit duke e konsideruar si vendimin më të mirë nga UEFA. “Karantinimin po e kaloj si e gjithë bota me besim dhe shpresë që do të kalojë shumë shpejt.
Kam fatin që shtëpia ime është me oborr dhe mund të dal duke marrë ajër të pastër dhe duke bërë stërvitje. Është një moment shumë i vështirë për të gjithë. Unë po e jetoj Koronavirusin shumë afër, sepse nëna ime është e prekur. Kam folur dhe më tregon se është shumë e vështirë. Duhet që të përshtatemi të gjithë me këtë moment.
Mjekët? Duhet t’i falënderojmë të gjithë për punën e palodhur që po bëjnë. Po luftojnë me gjithçka për të na dhënë jetë ne. Duhet t’u heqim kapelën jo vetëm atyre, por edhe njerëzve të tjerë që po rŕezikojnë”, thotë Lengle. Ai tregon gjitahshtu edhe mënyrën si po stërvitet.
“Nuk është si të stërvitesh në kushte normale. Kam një garazh edhe për të luajtur futboll. Europiani? Shtyrja e tij ishte vendimi më i mirë që mund të merrte UEFA. Nuk ka kuptim që një kompeticion kaq të rëndësishëm ta luash pa praninë e tifozëve”, ka thënë mbrojtësi Lengle.