Na ka ndodhur shpesh që pasi lahemi dëgjojmë mamin, gjyshen ose dhe babin duke na thënë mos të dalim me flokët e lagur pasi do të ftohemi. Shpesh e kemi bërë për arsye të ndryshme, sepse nuk kemi patur kohë ose na është prishur tharësja etj.
… Por a ftohemi në të vërtetë nëse dalim me flokët e lagur jashtë?
Dr. Vivek Cherian, mjek në Amita Health, tha se ndërkohë që shumë prej nesh rriten me këtë ide, në fakt është thjesht një mit. “E vërteta është se të kesh flokë të lagur nuk të predispozon të ftohesh”, thotë ai. “Ftohjet shkaktohen nga viruset, kështu që nuk mund të ftoheni thjesht duke dalë jashtë me flokë të lagur”. Përkundrazi, ftohja e zakonshme transmetohet kur njerëzit që janë të sëmurë kolliten ose teshtijnë dhe ju jeni në afërsi të tyre.
Pra, nga vjen ky mit? Pse na është ngulitur në kokë? Dr. Cherian mendon se ka lidhje me faktn që njerëzit e shoqërojnë idenë e dimrit dhe të ftohtit me periudhën e baktereve dhe viruseve.