Prej 5 vitesh, Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha janë në një marrëdhënie dashurie. Këngëtarja e njohur vijon të shijojë kohën me portierin e Partizanit. Këtë e ka treguar edhe në rrjetet sociale, teksa së fundmi ka postuar një foto me të në Instagramin e saj.
Edhe pse vitet kalojnë pa u ndier, të dy shfaqen të qeshur në krahët e njëri-tjetrit. Me sa duket koha sa e ka përforcuar marrëdhënien e tyre duke mos ndikuar aspak as në karrierat respektive.