Zyrtarët amerikanë njoftuan dje se nisi testimi i një vaksine kundër Covid-19, të krijuar nga kompania Moderna dhe The National Institutes of Health. Jennifer Haller ishte vullnetarja e parë tek e cila u testua vaksina. Në një intervistë për CNN, ajo tha se e mori vendimin për të dalë vullnetare, sepse ndihej e padobishme.
Jennifer vuri në dukje se vaksina nuk përmban mostra të koronavirusit, që do të thotë se ajo nuk është e infektuar. Ndërsa në një intervistë për MSNBC, Heller u shpreh se duhet të regjistrojë vazhdimisht temperaturën, të shënojë simptomat që mund të ketë, efektet anësore.
Momentalisht ajo nuk ka efekte anësore serioze, vetëm pak dhimbje te krahu dhe të përziera. Heller po qëndron nën mbikqyrjen e mjekëve dhe shëndeti i saj do të monitorohet për 14 muaj.
Studiuesit duan të kuptojnë nëse vaksina ka efekte anësore të rënda dhe nëse jo, të vijojnë me testimin në shkallë më të madhe për të kuptuar efikasitetin. Nevojiten 12-18 muaj për të vlerësuar sigurinë dhe efikasitetin e një vaksine të re.