Ajo është njëra nga banoret e Big Brothet Vip. Për publikun kosovar ajo është bërë e njohur me rolin e Xhbanes në serialin “O sa mirë!”, kurse për artdashësit shqiptarë Arjola Demiri preku suksesin me shfaqjen “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”.
Ky moment shënoi edhe suksesin e saj të parë që u pasua më pas me role të tjera në teatër, ekran dhe në kinematografi.
E bukur, sharmante dhe super e talentuar, “çika” nga Tropoja arriti të na bëjë për vete të gjithëve brenda pak kohësh.
Mirëpo siç e ka deklaruar edhe më parë, suksesi më i madh në jetë janë 3 fëmijët e saj që së fundmi na i ka prezantuar në dy foto në Instagram.
Arjola nuk ngjan aspak si nëna e 3 fëmijëve, por si motra e tyre e madhe.