Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kamuflimi”.
Si rezultat i këtij operacioni, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi E. E., 32 vjeç, banues në Peqin.
Ky shtetas u lokalizua në fshatin Bradashesh, duke drejtuar një automjet tip “Audi”, në pjesën e përparme të të cilit kishte vendosur fenelina të ngjashme me ato të Policisë, me qëllim kamuflimin si mjet zyrtar dhe shmangien e kontrolleve nga shërbimet e Policisë.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me fenelinat dhe automjetin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. / abcnews.al /
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.