BE shtyn hapjen e kufijve, kur mund të udhëtojnë shqiptarët lirisht në zonën Europë

Qytetarët shqiptarë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor do ta kenë të pamundur të udhëtojnë drejt zonës Shengen deri në 30 qershor. Kjo pasi shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Europian janë shprehur në favor të shtyjes së afatit fillestar për rihapjen e kufijve të jashtëm të kësaj organizate.

Ky afat ishte fiksuar  në 15 qershor  dhe tashmë shtyhet me dy javë të tjera, deri në 30 qershor. Ky ishte konkluzioni i takimit me videokonferencë të ministrave te brendshëm te Bashkimit Europian, i artikuluar në konferencën e shtypit përmbyllëse të takimit nga presidenca kroate.

“Një zgjatje e afatit të kufizimeve për udhëtimet në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian është propozuar deri në fund të qershorit. Kjo bëhet për të mundësuar një hapje graduale të kufijve të jashtëm. Ne kemi rënë dakord që hapja e kufijve duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar, jo diskriminuese dhe proporcionale mbi bazën e disa kritereve. Kriteret do të përcaktohen nga qëndra europiane e parandalimin dhe kontrollin e sëmnudjeve (ECDC) “, tha Terezija Gras, sekretare e shtetit kroat.

Komisionerja  europiane për punët e brendshme, Ilva Johanson konfirmoi, tha se Komisioni Eurooian do të punojë ndërkohë me shtetet anëtare për përcaktimin e kritereve mbi bazën e të cilave do rihapen kufinjë e jashtëm të Bashkimit Europian. Ekzekutivi europian pritet të prezantojë rekomandimet per kriteret javën e ardhshme .

“Shumica e shteteve anëtare mbështetën një shtyrje të afatit për hapjen e kufinjve të jashtëm me dy javë. Kjo u mbështet nga shumë ministra të brendshëm. Gjithashtu ata mbështetën një qasje të koordinuar për hapjen e kufinjve të jashtëm, si edhe përcaktimin e kritereve te qarta. Kishte disa mospërputhje lidhur pikërisht me kriteret që duam të ndjekim.

Ne do të vazhdojme diskutimet me shtetet anetare para se të propozojmë udhëzimet e Komisioni Europian për hapjen e kufinjve të jashtëm”, u shpreh ajo. Lidhur me kufinjtë e brendshëm te zonës Shengen, shumica e shteteve Shengen janë shprehur në favor të hapjes së tyre në 15 qershor dhe disa shtete anëtare në fund të qershorit. /abcnews