Familja e Ervis Martinaj ka kallëzuar në komisariatin e policisë në Laç, se ka humbur çdo kontakt me të shumëkërkuarin e drejtësisë.
Burime për ABC nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, bëjnë të ditur se ka qenë nëna e Ervis Martinajt ajo e cila ka kryer denoncimin, duke thënë se prej 3 ditësh nuk ka pasur asnjë kontakt fizik dhe as në celularë me djalin e saj, i cili është në kërkim ndërkombëtar për shumë ngjarje kŗiminale të ndodhura në vend.
Ajo ka rrëfyer se nuk di se ku djali i saj ndodhet dhe po ashtu informacion për të nuk kanë as të afërmit e tjerë të cilët ruanin kontakte me të shumëkërkuarin.
Ervis Martinaj, është konsideruar si një nga njerëzit më të rŗezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vŗasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Ervis Martinaj është përmendur edhe në Gjyqin ndaj Emiliano Shullazit.
Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove dhe është përmendur në 2016 për ngjarje të rënda kŗiminale. Emri i Ervis Martinit u lakua edhe për vŗasjen e bankierit Artan Santo. Gjatë kontrollit në magazinën e tij në Fushë-Kuqe u gjetën dy skafandra të ngjashme me ato që përdorën vŗasësit e bankierit, por ai nuk u implikua në këtë rast, sepse nuk kishte prova.
Po ashtu Martinaj ishte i përfshirë në vŗasjen e ndodhur në Bllok, ndërsa pas kësaj ngjarje ai u aŗrestua por më pas u la i lirë pasi pagoi një shumë të madhe parash. Emri i Ervis Martinajt, doli në skenë edhe pas dëshmisë së vŗasësit me pagesë Nuredin Dumani. Ai rrëfeu se Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro, për eliminim e Endrit Dokles, numrit 2 të Bandës së Durrësit.