Eugena Tomini: Kujdes COVID po prek organet fëmijëve, mos neglizhoni këto shenja

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka deklaruar këtë të enjte në një intervistë televizive se vendi ynë ndodhet në një pikë kritike për sa i takon situatës së pandemisë Covid 19. Sipas saj është rritur numri i fëmijëve dhe të rinjve të infektuar pa sëmundje shoqëruese të cilët janë shtruar në spital.

“Jemi në një pikë delikate të kurbës sa i përket rasteve të konfirmuara, është një situatë ku shihet një tendencë në rritje dhe të incidencës 2 javore që ka reflektuar edhe në masat e marra, ka shkuar mosha e të prekurve 25-34;34-45 vjeç. Ky është një element për të vendosur një sinjal alarmi, që të rinj edhe pa sëmundje shoqëruese janë shtruar në spitale”, tha Tomini.

 Më tej gjatë intervistës, zv-ministrja është ndalur te infektimi i fëmijëve. Tomini ka bërë një apel shumë të fortë për prindërit, që të mos i neglizhojnë asnjë nga shenjat klinike të sëmundjes pasi janë raportuar raste kur fëmijëve si pasojë e COVID u janë prekur edhe organet.

“Kjo kategori, fëmijët, ka qenë e privuar me pa klinika agresive, por jo e paprekshme se është kategorizuar si grupi që transmetojnë, prekja e fëmijëve është vërtetuar si kontakte të prindërve apo gjyshërve, bashkëjetues me ta. Shërbimi i pediatrisë ka kapacitet për të menaxhuar rastet, bokse të veçanta i janë dedikuar këtyre rasteve dhe po trajtohen me protokolle të caktuar.

Këshillimi me mjekun pediatër duhet të jetë në vazhdimësi dhe të mos neglizhohen shenjat klinike ku favorizojmë edhe transmetim të infeksionit, por edhe të mos lëmë këtë grupmoshë deri në atë pikë për prekjen multisistemike, sepse mjekët pediatër kanë raportuar raste të kapjes së organeve të pacientëve të vegjël që kanë pasur nevojë jo vetëm për trajtim spitalor, por edhe renimator”, tha Tomini. Aktualisht në vendin tonë janë 2000 fëmijë të infektuar me koronavirus, 8 prej të cilëve janë të shtruar në repartin infektiv në pediatri, ndërsa 2 në terapi intensive