Erdhi për “të suportuar” Rinianin? Ish-e fejuara e tij ‘kapet mat’ duke u futur në hotel me një tjetër Konkurrent të Përputhen

Disa puntata më parë në emisionin Për’Puthen, ishte në një lidhje Skype ish-e fejuara e konkurrentit Rinian, e cila konfirmoi se marrëdhënia e tyre 8-vjeçare kishte përfunduar, por ajo ishte krenare për ish-in e saj. Më tej, një foto e saj u publikua nga Real-News, ku Marsela sapo kishte mbërritur me avion në Shqipëri. Nuk dihet nëse ajo erdhi për të suportuar ish-të fejuarin e saj, Rinianin apo mes tyre ka ende diçka.

Por sot, një video po qarkullon me shpejtësi në rrjet, ku Marsela është filmuar një tjetër djalë nga emisioni, Ervis Kurtin, duke u futur bashkë në një hotel në qendër të Tiranës, ndërsa Ervisi e ndihmon atë të zbresë nga makina.