Emri/ Vritet me armë zjarri shqiptari në Spanjë! 29-vjeçari me precedent penal për grabitje me dhunë

Endrit Sinaj, 29 vjeç me origjinë nga Vlora ka mbetur i vdekur në Spanjë në rrethana ende të paqarta.

Mediat vendase raportojnë se Sinaj u plagos për vdekje në bark me armë zjarri në Girona dhe ishte gjetur në rrugë nga një tjetër shqiptar, ndërsa autori nuk dihet ende.

I riu shqiptar i cili e kishte transportuar për në spital nuk ka lidhje me ngjarjen sipas mediave spanjolle.

29-vjeçari ishte një të kaluar të lidhur me trafikim droge dhe grabitje të dhunshme, në Spanjë dhe Shqipëri. Viktima, 29-vjeçari Endrit Sinaj, u lirua me kusht pak ditë më parë në Spanjë, pasi u arrestua së bashku me një shqiptar tjetër në kuadër të një operacioni të trafikut të marijuanës në Marbella. Sinaj u arrestua në La Selva dhe gjykata në Blanes, i dha atij liri të përkohshme, ndryshe nga bashkëpunëtori i tij, i cili u burgos.

Endrit Sinaj kishte edhe llogari të hapura në Shqipëri. Ai ishte pjesë e grupit prej pesë personash që u arrestuan në tetor 2020-tës në qytetin e Vlorës.  Sinaj dhe bashkëpunëtorët e tij, pasi kishin kontrolluar objektivin e tyre me dron, sulmuan një shtëpi të maskuar, të armatosur dhe duke u shtirur si policë.

Endrit Sinaj dhe bashkëpunëtori i tij Lulëzim Elmazaj fituan lirinë e përkohshme nga Gjykata e Vlorës me detyrimin paraqitje.

Top Channel