Emri/48-vjeçari shqiptar vret biznesmenin italian, detaje nga ngjarja e rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali. Një biznesmen italian është vrarë nga një shtetas shqiptar rezident në vendin fqinj.

Ansa.it shkruan se viktima është Tommaso Dini 50-vjeç, agjent imobilar dhe biznesmen. Ai është goditur disa herë me thikë gjatë natës midis të shtunës dhe të dielës.

Ngjarja ndodhi në Piazza Piave, në Scandicci Firence. Fillimisht Tommaso Dini është transportuar në spital por nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë mediat italiane bëjnë me dije se autor i ngjarjes është një 48-vjeçar shqiptar, i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë. Ai është një murator gjithashtu banues në Scandicci dhe është ortak në një kompani ndërtimi së bashku me vëllain e tij.

Autoritetet italiane dyshojnë se një hipotezë e mundshme për vrasjen janë mosmarrëveshjet në vendin e punës mes agresorit dhe viktimës./Opinion.al