Eli Fara është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo numëron shumë hite në repertorin e saj muzikor, ndërkohë që e ka treguar talentin e saj jo rrallëherë dhe duke kënduar ‘live’ në clube të ndryshme, koncerte apo kompeticione. Artistja është e rezervuar për jetën private, ndërkohë që së fundmi ka folur për ndarjen nga bashkëshorti i saj, shumë vite më parë.
E ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh”, në ‘E diela Shqiptare’ ajo tregoi se i ka dhënë fund martesës ndërkohë që ish bashkëshorti i saj ishte i burgosur.
“Ish-i ishte një nga çunat më çapkën seç duhej në Korçë dhe kishte shokë të vetët. Kjo gjë i çoi në një trαgjédi të madhe, sepse ishin grupe çunash që konkurronin me njëri-tjetrin kush ishte më i fortë dhe ndodhi që shokun e ngushtë të ish-it e vṙαnë. Pastaj filloi një tjetër stuhi që ishte goxha e madhe për atë kohë hetime, g¡yqe mbas g¡yqeve që zgjatën shumë. (…) G¡yqet vazhduan goxha nja 1 vit e gjysmë dhe mbasi u bënë të gjitha përpjekjet dhe për të ulur dênimin, derisa u dha dénimi i fundit dhe e përcaktuan dhe buṙgµn ku do vuante dênimin, atje kam shkuar me vajzën dhe i kam thënë që unë do të bëj ndarjen. Nuk ka pasur ndonjë kundërshtim dhe unë kam parë jetën time. Vazhdoja punën si mësuese në fshat, vajzën e kisha në çerdhe, kisha probleme financiare sepse mora dhe një apartament”, rrëfeu Eli Fara /Descript.al/