Siç dihet në plazh çmimet janë më të larta sesa në vendet e tjera, megjithatë për fat të keq në Shqipëri abuzohet shumë me këtë pjesë. I tillë është edhe rasti i disa të rinjve që gjenden me pushime në Himarë.
Ata vendosën që ditën e sotme të konsumonin sufllaqe në një lokal në zonë. Por ngelën pa mend kur panë faturën. Çmimi i një sufllaqeje ishte 8500 lekë të vjetra. Ata ishin 4 persona, ku 4 sufllaqe plus 3 pije freskuese dhe një ujë u kushtuan plot 41 mijë lekë të vjetra.
Djalit që pagoi faturën gati sa nuk i ra të fikët – treguan me shaka shokët e tij.