Dy makina përplasen në Peqin. Dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

Një aksident ka ndodhur në fshatin Lolaj në Peqin. Sipas informacioneve, dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Një fugon është përplasur me një trajler.  Njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.