Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në mbledhjen e qeverive Shqipëri-Kosovë në këto momente
“Gjithë ky shi është ogur i mirë. Ky është takimi I 7 ndërqeveritar mes dy qeverive dhe sot mblidhemi pas një viti sfidues për shkak të pandemisë por edhe pasi kemi arritur të kemi një numër të konsiderueshëm gjërash që janë vënë në vijë. Kemi shumë marrëveshje që kemi thënë dhe një pjesë janë në rrugën e zbatimit, një pjesë janë zbatuar. Sfida e përbashkët është të rritet zbatueshmëria dhe të realizojmë një sinergji mes dy shteteve në të gjitha fushat. Sot sjellim bashkëpunimin më pranë njerëzve, çojmë në fazë tjetër lehtësimin e lëvizjes së lirë, mundësimin e punës dhe ndërveprimit në dy anët e kufirit. Më vjen mirë që sot angazhohemi bashkarisht për hapjen e pikës së Shishtavecit në Kukës dhe marrëveshja që kemi para nesh për firmë lehtëson procedurat për marrjen e një leje qëndrimi automatike. Duhet ta materializonim në një dokument. Krijohen kushte të favorshme për aksesin në tregun e punës dhe shqiptarët të aksesojnë në cdo shërbim e të dalin në pension pavarësisht vendndodhjes gjeografike. Njophja e sigurimeve shpqërore është po ashtu pjesë e paketës për garantimin e lirisë për të zgjedhur të punojë në cilëndo anë të kufirit. Kemi dhe marrëveshjen për njohjen e diplomave shumë shpejt, verifikimi në mënyrë elektronike dhe hiqet diskrecioni i përgjigjies sipas dëshirës apo mosdëshirës së burokracisë në të dyja anët. Është marrëveshje inovatore dhe shërben si bazë në arsimin e lartë në të gjitha vendet e rajonit dhe më gjerë”-thote Rama.