Mëngjesin e sotëm forca të shumta policie të repartit “Shqiponja” kan ë dalë në një aksion të beftë për evidentimin, ndalimin dhe gjobitjen e personave, të cilët thyenin aktin normativ të vendosur pak muaj më parë nga Këshilli i Ministrave. Qindra qytetarë janë gjobitur për shkak se nuk mbanin barriera mbrojtëse ose siç quhen ndryshe maska.
Policët me një vendosmëri të lartë dhe me një shikim të mprehtë i pikasnin shkelësit e ligjit dhe menjëherë i shoqëronin tek furgoni, i cili ishte pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për të proceduar sa më shpejt me plotësimin e gjobës.
Procedura e ndërlikuar e identifikimit të personave që shkelin aktin normativ ka bërë të nevojshme që dhjetra policë të qëndrojnë bashkë në një fugon policie të pajisur me 8 vende dhe të kapin keqbërësit dhe të papërgjegjshmit. Megjithëse kishte edhe qytetarë të cilët nuk kishin maskë të vendosur, por si barrierë mbrojtëse kishin vendosur shallin ose diçka tjetër forca e ligjit nuk i toleroi, por i gjobiti menjëherë, pa pranuar asnjë shpjegim.