Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. T., 47 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan proceduan penalisht shtetasen S. Q., 59 vjeçe, banuese në fshatin Shelcan, Elbasan, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi ka shkulur disa bimë ullinj në pronësi të shtetasit M. T., me pretendimin se ullinjtë janë mbjellë në tokën e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.