Xhafer Uruçi, 62-vjeçari, me origjinë shqiptare i cili vrau me thikë, në Itali, gruan e tij Zenepe Uruçi, i ka dhënë fund jetës në qeli.
Mediat italiane shkruajnë se Uruçi u gjet i pajetë në qelinë e burgut ku ishte transferuar. Ai u vetëvar duke përdorur një çarçaf, duke bërë që edhe ndihma e personelit mjekësor mos ta sillte dot në jetë.
Fqinjët dëshmojnë se Xhaferi ishte i dhunshëm dhe e ka rrahur disa herë bashkëshorten në sy të tyre, madje duke i thyer dhe shpatullën.
- Advertisement –
Ditën e enjte Zenepe Uruçi ka tentuar t’i kërkojë ndihmë djalit të saj para se të qëllohej për vdekje nga bashkëshorti i saj. Tragjedia ka ndodhur rreth orës 15:00, me të marrë vesh lajmin, i biri nxitoi në banesën e prindërve, ku gjeti dhe nënën e vrarë.