Kanë kaluar 5 muaj që nga finalja e madhe e “Love Story”, ku protagonisti kryesor, Saimiri zgjodhi Meri Murrizin si partneren e tij. Ai i shprehu dashurinë publikisht dhe dolën si çift nga programi. Mirëpo kanë kaluar kaq shumë muaj dhe dyshja nuk janë parë asnjëherë bashkë. Si Meri, ashtu dhe Saimiri janë shumë aktivë në rrjete sociale, por postimet e tyre nuk kanë asnjë të përbashkët.
Secili po shijon jetën e tij, sikur mes tyre të mos këtë ekzistuar asgjë. Ndjekësit janë bërë kuriozë dhe vazhdimisht pyesin për ecurinë e marrëdhënies së çiftit, por ende pa përgjigje.
Ata vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, por nuk shihen kurrë bashkë. Për më tepër, Meri dhe Saimiri i kanë fshirë fotot që kanë pasur me njëri-tjetrin.