Ajo mëson se burri shkon me një më të re. Hakmarrja rrënqethëse dhe letra po i befason të gjithë!

Lori Dauson dhe Mark Hjuxhson ishin njohur gjatë një koncerti rroku dhe kishin kaluar një mbrëmje të paharrueshme së bashku. Asokohe Lori ishte 33 vjeç, ndërsa Mark vetëm 2 vjet më i madh se ajo. Vajza ishte menaxhere e një prej kompanive më të mira farmaceutike në Amerikë, ndërsa Mark kishte një firmë ndërtimi dhe në gjendje të mirë financiare.

Pas një periudhe prej 1.5 vitesh “dashurie”, Mark dhe Lori vendosën të martoheshin dhe dasma u zhvillua në një nga liqenet më të bukura të Amerikës në prezencën e shumë familjarëve, miqve të tyre dhe kolegë të punës. Çifti kishte vendosur të krijonte një pasuri të mirë para se të shtoheshin me fëmijë, ndaj dhe për ta nuk kishte asnjë nxitim.

Pas 3 vitesh martesë, Lori filloi të shfaqë shenjat e para, duke i kërkuar Markut që ata të nisnin të provonin për të pasur një fëmijë, por Marku vazhdimisht i thoshte gruas së tij se ndihej i lodhur, ose se ishte kaq i zënë me punë sa nuk përqendrohej dot tek marrëdhënia.

Lori nuk ushtronte asnjë presion tek bashkëshorti por kishte vendosur që gjerat t’i linte të vinin vetë në rrugën e duhur, por kohët e fundit ajo mendonte dhe ndiente se diçka nuk po shtonte siç duhej. Mark vinte vonë nga puna dhe sapo hynte në shtëpi, ai lahej, krihej dhe me vrap shkonte të merrte telefonin të cilit i kishin vënë kodet, shenja gishtërinjsh dhe madje hapej me anë të syve

Ngjante më shumë sikur po hapje një kasafortë në “Wall S treet” se sa një telefon smartfone të thjeshtë. Pasi niste komunikimet, ai çdo tekst që shkruante e shoqëronte me një buzëqeshje kënaqësie dhe dinakërie në të njëjtën kohë. Dita ditës marrëdhënia mes Markut dhe Lorit po ftohej dhe ku gruaja ngriti zërin për të kërkuan arsyet pse gjithçka po venitej, Mark iu përgjigj: “Kohët e fundit ke filluar të bësh si një mushkonjë në vesh”. Nuk po duroj dot më, por dal për birra me shokët.

Kështu, Mark përnatë dilte për birra dhe vonohej kaq shumë sa një ditë Lori vendosi të punësonte një person për ta ndjekur atë. Pasi një periudhe prej 1 muajsh, Lorit i erdhi raporti i “Sherlok Holmsit” i shoqëruar me foto dhe me video. Gruaja nuk i besonte syve. Mark gjatë gjithë kohës shoqërohej me një 19 vjeçare të cilët rrinin bashkë gjatë gjithë kohës në motele.

Edhe pse gruaja njihej si një person i qetë, një grua menaxhuese me zemrën prej floriri, ajo u kthye në një shejtan dhe në mendje i vinte vetëm hakmarrja kundër burrit të saj, një engjëll me fytyrë djalli. Duke i dhënë një shans të fundit, Lori e priti një natë në shtëpi Markun dhe i tha: “Unë mendoj se ti del me dikë tjetër. S’ka asnjë shpjegim tjetër pse mes nesh është kjo gjendje”.

Por, Marku “zoti engjëll” iu përgjigj se Lori ishte dashuria e vetme e tij dhe se kohët e fundit ai kishte marrë në dorë një projekt fitimprurës që do t’i siguronte miliona kompanisë së tij dhe se sapo ta mbyllte atë do t’i rikthehej sërish jetës së mëparshme.

Mark ishte në “provimin” e Lorit, por nuk e kaloi dot atë, duke e gënjyer bashkëshorten ndaj dhe kjo nuk kishte më asnjë pikë dyshimi, por do të hakmerrej. E dini çfarë? Ngaqë Mark në kompaninë e tij fshihte shumë taksa dhe veprime financiare, çdo llogari që mbante në banka e kishte vënë në emër të Lorit.

Shtëpinë, makinën, kontratat, sigurimet dhe gjithçka që çifti kishte ishte në emër të saj. Pse? Sepse Mark e dinte që Lori kishte një zemër të pastër dhe të artë dhe nuk mendonte kurrë se ajo mund t’i bënte diçka

Përfundimi? Një ditë të bukur, Lori hapi një llogari tjetër, po në emër të saj dhe gjithçka që zotëronin si çift e kaloi në llogarinë e re. Përveç kësaj, çdo gjë tjetër që zotëronte në emër të saj, me anë të një prokure i përvetësoi përgjithnjë, duke e nxjerrë Markun totalisht jashtë loje. Valixhet ishin gati jashtë shtëpi, dhe ajo po largohej përgjithnjë por nuk mundi të ikte pa lënë një shënim të fundit.

“I dashur Mark, unë që po të shkruaj jam “Boss-i” me emrin Lori Dauson, tashmë kam gjithçka, kam mbretërinë time, por që t’i nuk bën më pjesë aty. të fala ‘pjeshkës’!

Dashuria është gjëja më e shtrenjtë që kemi dhe Zoti na e ka dhënë si një nga dhuratat më të çmuara. Duajeni sa më gjatë njëri tjetrin pasi trad hëtia është thjesht një qejf i momentit dhe akt i shëmtuar që do t’ju kushtojë gjithë jetës!