Një infermiere shqiptare e cila jetonte në Gjermani, ka ndërruar jetë në moshën 38 vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Lajmi i trishtë është bërë me dije nga Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjarët e së ndjerës.
Eljona Isufaj prej dy vitesh jetonte me familjen Gjermani, por fatkeqësisht nuk ka mundur ta mposhtë sëmundjen e rëndë që i mori jetën në moshë shumë të re.
Postimi i Urdhërit të Infermierëve:
Të nderuar kolegë,
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges tonë znj. Eljona Isufaj (Kuqi).
Znj. Eljona lindur më 31.03.1984, me një eksperiencë 15 vjeçare si infermiere në martenitetin e Fierit.
Diplomuar në Universitetit e Tiranës, dega Infermieri, duke shërbyer me përkushtim, profesionalizëm pranë pacientëve. Kishte rreth 2 vite e shpërngulur në gjermani për një jete më të mirë për dy fëmijët e saj të mitur.
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, të afërmeve dhe kolegëve,
Qoftë i paharruar kujtimi saj.