E rëndë në vendin tonë, merr flakë banesa nga rrjedhja e gazit, ndërron jetë gruaja

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Durrës , ku një grua ka ndërruar jetë.

Bëhet me dije se në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, nga një furnelë për ngrohje, ka rënë zjarr në banesën e shtetases H. G., 65 vjeçe dhe për pasojë, 65-vjeçarja ka humbur jetën.

“Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, nga një furnelë për ngrohje, ka rënë zjarr në banesën e shtetases H. G., 65 vjeçe dhe për pasojë, 65-vjeçarja ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.