Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës. Burime policore bëjnë me dije për “Durrëslajm” se rreth orës 16:40, te dites se djeshme në banesën e tij dyshohet se ka varur veten shtetasi i identifikuar me inicialet F. K., 24 vjeç, banues në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar.
Blutë e qytetit raportojnë se ka qenë i ati ai që ka gjetur trupin e pajetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se i riu vuante nga depresioni.
Ende nuk ka detaje në lidhje me arsyet, që e kanë çuar të ndjerin drejt këtij akti ekstrem.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Me datë 17.11.2021, rreth orës 16:40, në banesën e tij dyshohet se ka varur veten shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, të cilin e ka gjetur pa shenja jete babai i tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet se vuante nga depresioni.