E rëndë/ Goma e kamionit plasi teksa po e frynte, ndërron jetë një person

Një incident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e kësaj te premteje në Lezhë.

Mësohet se një person i identifikuar si Spas Milloshi, teksa po e frynte në rrugë gomën e kamionit ka plasur duke i marrë kështu jetën.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, ndërsa Milloshi punonte pranë një gomisterie.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po nis hetimet në lidhje me rastin.

“Rreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit S. M. 53 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpërthyer një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”- njofton policia.

Top Channel