Largimi i Fifit nga shtëpia e “Big Brother VIP” u komentua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku në studio ishte i ftuar ish-banori dhe fituesi i “Big Brother”, Qetsor Ferrunaj. Ky i fundit u shpreh se nuk ishte dakord me vendimin e këngëtares, pasi ka firmosur që të tregojë realitetin në publik.
“Edhe unë kam pasur raste që kam dashur që të largohem nga shtëpia e Big Brother, por nga malli për familjen e kështu. Ne firmosim që do të tregojmë realitetin tonë në publik. Ka plot njerëz si Fifi dhe kanë dëshirë që ta shohin atë aty. Nuk jam dakord që të lësh shtëpinë, e duket se shëndetin mendor e ka si një justifikim. Kur unë e Adela kemi parë skenën aq gjigante, kemi mbajt njëri-tjetrin. Është një presion i madh, ku jo gjithkush mund ta përballojë”, tha Qetsori.