E la Trixa apo e la Donaldi Trixën? Përgjigjen zyrtare e jep mamaja e këngëtares

Kryefjala e ditës së sotme ishte ndarja e Beatrix nga Donaldi. Fillimisht ata nuk u takuan tek festa e Top Channel, organizuar te Plaza, dhe më pas Trixa e hoqi nga Instagrami.

Por pyetjes së njerëzve se kush është ai apo ajo që e la partnerin i është përgjigjur Antigona. Në kutinë e mesazheve të portalit “Kryefjala” ka mbërritur një bisedë e një fansi me Antigonën.

Ai e pyet se kush e mbylli këtë marrëdhenie. ”E la kjo Donaldin”- është pergjigjur shkurt dhe qartë mamaja e kengetares nga Kosova, Antigona.

Çifti Donald Veshaj e Beatrix Ramosaj kanë qenë më të komentuarit gjatë këtyre muajve të fundit në media rozë e rrjete sociale, por siç duket tani gjithçka ka marrë fund mes tyre.

Beatrix ka postuar sot paradite edhe një fotografi tjetër në rrjetin social “Instagram”, ku ka shkruar “No Fake Stories”.

Fjalës “NO” i ka vënë ‘X’, kështu duke konfirmuar se dyshja kanë ndarë rrugët dhe gjithçka ishte gënjeshtër sipas saj (varianti deri tani).