Një 5-vjeçar ka ndërruar jetë në një spital në Spartë të Greqisë.
Sipas mediave helene, fëmija ishte zgjuar sot rreth orës 07:00 me dhimbje të forta koke.
Ndërsa pak më vonë e ëma vuri re se fëmija po nxirrte shkumë nga goja.
Për rrjedhojë ajo e çoi menjëherë në spital.
Por për fat të keq, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, 5-vjeçari ndërroi jetë sot rreth orës 9 të mëngjesit.