Kryetari i Bashkisë Elbasan z. Gledian Llatja ka bërë një njoftim të rëndësishëm në faqen e tij zyrtare të facebook. Sipas nr 1 të qytetit, ditën e dielë, përgjatë bulevardit, në të gjithë gjatësinë e kalasë nën ritmin Jazz & Swing të kuruar nga Hemingëay Fan Club Albania, do të rreshtohen mjetet e koleksionit historik shqiptar RETRO.
Njoftimi i plotë:
Pranvera na thërret në Elbasanin e mbushur me ngjyra e tinguj Retro!
Ditën e diel, datë 11 Prill, ora 10:00 do të na gjeni në bulevardin përgjatë Kalasë së Elbasanit, aty ku trashëgimia kulturore e qytetit të pakohë do të shkrihet përsosshmërisht për të treguar se vlerat historike nuk humbasin kurrë!
Në bashkëpunim me Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe në ritmin Jazz & Swing të kuruar nga Hemingway Fan Club Albania, mjetet e koleksionit historik shqiptar RETRO do të qëndrojnë kah mureve të gurta të Kalasë, për të nisur drejt paradës nëpër rrugët elbasanase!
Sigurisht nuk do të mungojë Punishtja e Targave Suvenir, për të gjithë ata që dëshirojnë të personalizojnë targën me dedikime të veçanta!?
Një mozaik vlerash e motivesh Retro ju mirëpret këtë të diel si himn i pranverës e ditëve me diell që na presin!☀️
VINI RE!
Të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë të pajisur me maska, të respektojnë distancat sociale dhe protokollet e miratuara!