Shqiptarja e Maqedonisë së Veriut ka një histori të veçantë për disa arsye. Makfire Shakiri është shofere autobuzi në Shkup dhe është shprehur se këtë gjë e ka pasur ëndërr që në fëmijëri. Normalisht ka hasur paragjykime, por jo nga familja, madje babai i saj i ndjerë ka qenë mbështetja më e madhe. Nga ana tjetër, Makfire është një nënë e vetme. Atë e ka braktisur bashkëshorti dhe është detyruar ta rrisë djalin vetëm.
“S’mundem ta përshkruaj sa e vështirë ka qenë. E merrja me vete kudo, është rritur në autobuz. Ndonjëherë e lija vetëm në shtëpi, ja lija Zotit amanet, por më kanë ndihmuar dhe prindërit, familjarë të tjerë apo kolegë. Ja dola.“,- u shpreh Makfirja Kur kishte 18 vjetorin datëlindjen djali i saj, ajo shkroi një status në rrjetin social Facebook:
“Një shkëputje nga romani im i jetës. Një mëngjes të Janarit të ftohët zgjoja djalin 3 vjeqar nga gjumi për ta mar me vete në punë. Pa hapur sytë mirë mu drejtua Mami!!!Të lutem më ler në shtëpi. Mam të premtoj se do të jem i urt. Dua të flej, më vjen ftohët në bus?. Ndjeva një dhimbje të madhe në thellsin e zemres. Vendosa të iki vetëm. Por si?
Si do të punoj e mendjen tek djali. Mendoja, ta fik nxemjen se ska siguri do të ket ftohët. Largova të gjitha thika shkrepse e mbylla korentet me kapak… Largova nga shtëpija gjitha qka mendoj se mund të jenë të rrezikshme. Ika në punë duke ju drejtu Zotit me lutje. Kujdesu për këtë dhurat çë ma fale, po ta la Ty porosi.
Faleminderimi i takon Zotit të gjithësisë i cili gjithëmon ishte me mua, të gjitha lutjet mi pranoi. Më dërgoi njerëz të mirë e human si në familje ashtu edhe në shoqëri. Deri sot Andi djali im e mbajti fjalën e premtuar. Është i urt i sjellshëm edhe shembullor. Të uroj suksese e gjitha të mirat shpresa ime. Urime Ditëlindjen e 18 o biri im”.