Një 44-vjeçare shqiptare dyshohet se ka vrarë të fejuarin e saj, Robby Claes 45 vjeç, në Lummen të Belgjikës.
Monika.S ndodhet në burg që prej 21 majit nën dyshimin për vrasje.
Çështja e 44-vjeçares u paraqit para Dhomës së Aktakuzës (KI) të hënën pasi avokatja e saj Lynn Clerinx apeloi vendimin përpara dhomës.
Aty u konfirmua ndalimi i stomatologes shqiptare në fund të muajit maj, shkruajnë mediet belge.
Ish-piloti Robby Claes u gjet i vdekur në shtrat në mëngjesin e 20 majit. Policia nuk përjashton as pistën e vetëvrasjes, por ka disa prova që implikojnë 44-vjeçaren shqiptare.
Deri më sot ajo mohon të ketë lidhje me vrasjen./abcnews.al/