Tuesday , April 1 2025

Drejtuesit e Akademisë së Futbollit “Pepa” në Elbasan zhvillojnë takimin e radhës në Sofje, Bullgari

Nga Vladimir Mema

Akademia e Futbollit “Pepa” mori pjesë në takimin e radhës të projektit ndërkombëtar “Empowering Grassroots Sport for Inclusion and Development”, i cili u zhvillua në Sofje, Bullgari. Ky projekt synon fuqizimin e sportit bazë si një mjet për përfshirjen sociale dhe zhvillimin e komuniteteve.

Akademia “Pepa” është partnere në këtë projekt së bashku me organizatat dhe institucionet prestigjioze: Bulgarian Sport Development Association, Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, FC Deportivo La Coruña, si dhe Universitetin Europian të Tiranës. Gjatë takimit në Sofje, u diskutuan problematikat aktuale që hasen në sportin bazë, u ndanë eksperiencat mes partnerëve dhe u shqyrtuan metoda të ndryshme për përmirësimin e trajnimit dhe përfshirjes në sport.

Takimi i radhës do të zhvillohet në Spanjë, ku trajnerët e Akademisë së Futbollit Pepa do të kenë mundësinë të ndjekin trajnime praktike nga Akademia.