Këto ditë rrjeti ka nxjerrë një lajm i cili thotë se Lori Hoxha, producentja e spektaklit Big Brother Vip, ka shpallur të padëshirueshme në Top Channel, këngëtaren Semi Jaupaj sepse ajo bëri me faj produksionin për prishjen e dashurisë mes Bora Zemanit dhe Donald Veshaj.
Sipas Semit, shoqja e saj e ngushtë Bora Zemani, ka kërkuar ti dërgojë një dhuratë Donaldit brenda shtëpisë së BBV duke i dhënë edhe një shenjë që po e pret jashtë, por kjo dhuratë është refuzuar nga produksioni i BBV.
Pas këtij reagimi ka qënë pikërisht Lori Hoxha ku nëpërmjet një emaili zyrtar ka informuar çdo produksion të TCH që kjo këngëtare të mos jetë e ftuar në asnjë program të këtij televizioni, duke e futur automatikisht në “listën e zezë”.
Sot, i ftuar në një emision me moderatoren Dajana Shabani, ish fituesi i Big Brother 6, Anaid Kaloti, ka thënë pak a shumë të njëjtën gjë kundër produksionit të Big Brother VIP. “Kam përshtypjen se produksioni ka luajtur pak më shumë se ç’duhet me Donaldin. Donaldin nuk e shikoj si fajtor, e shikoj më shumë si viktimë.”
Duhet parë nëse edhe Anaidi do futet në “listën e zezë” të Top Channel pas këtij prononcimi. Shikoni videon e prononcimit të Anaid Kalotit.