Donaldi përkëdhelet me 3 surpriza brenda nate! Po vijnë nëna, Beatrix dhe Alban Skënderaj

Nuk mbarojnë surprizat në Big Brother VIP Albania. Sonte ka vetëm mrekulli dhe emocione të jashtëzakonshme nga produksioni i Top Channel.

Pas surprizës së Ilirit me prindërit e tij dhe me Inva Mulën, radhën e ka Donaldi. Atë e presin dy super surpriza. E dashura e tij Beatrix do ta mirëpresë me një këngë dhe vallëzim. Do t’i shoqërojë Alban Skënderaj, një vlonjat i vërtetë.

Më pas ai gjithashtu do të shkojë për një takim me nënën e tij, së cilës i ka premtuar se do ta fikë dritën e fundit në shtëpi si fitues i Big Brother VIP Albania.

Megjithëse refuzoi të futej në shtëpi për darkën e realizuar nga produksioni, pasi u mërzit me batutat e Salsano Rrapit për Bora Zemanin, këngëtarja nga Kosova do të jetë sonte në studio.

Trixa është kthyer nga disa ditë pushimi në Dubai, teksa pak orë më parë me të vëllain publikoi foto nga aeroporti i Tiranës dhe po mbështet Donaldin.

Kjo natë është vërtet speciale dhe plot emocione. Përgëzime Top Channel-it dhe qindra punonjësve të këtij prodhimi spektakolar prej 4 muajsh pa pushim.