Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, ne afërsi të fshatit Labinot. Si pasojë e aksidentit dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje mendohet se shkak është bërë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë. Fatmiriësisht raportohen vetëm dëme materiale dhe asnjë person nuk është lënduar rëndë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
