Dita e sotme shënon Ditën Ndërkombëtare e Bamirësisë. Kjo ditë e miratuar nga Kombet e Bashkuara është shënuar në pesë shtator, në respekt të kontributit bamirës të Nënë Terezës.
Me rastin e kësaj dite të shënuar, International Co-operative Center shpërndau për fëmijët e shkollave 9 – vjeçare të Elbasanit rreth 500 çanta dhe mjete mësimore.
Duke qenë se edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i procesit mësimor, menduam që në këtë ditë të shënuar të dhurojmë për 500 fëmijë të cilët nuk kanë mundësi të pajisen me çanta dhe mjete mësimore – deklaroi drejtori ekzekutiv i International Co-operative Center z. Altin Sulmina.
ICC gjithmonë ka qenë pranë shtresave në nevojë dhe komunitetit me suportin e saj dhe të donatorëve që e mështesin këtë organizatë. Kujtojmë se gjatë vitit të pandëmisë kjo organizatë i dhuroi komunitetit të qarkut të Elbasanit 11 qendra të reja shëndetësore dhe rreth 50 pajisje që prodhonin oksigjen.