Një nga konkurrentet më të spikatura të këtij edicioni të ‘Love Story’, Marinela, ndonëse nuk fitoi dashurinë e asnjë fronisti, fitoi më shumë nga ky spektakël. Veç vëmendjes, të cilën ajo e ka kërkuar dhe e ka bërtitur, për Marinelën duket se dikush ndien edhe më shumë se kaq.
Nga miqësitë e krijuara me djemtë jashtë programit, duket se Marinela ka fituar më shumë simpatinë e njërit, i cili sonte i bëri edhe një surprizë.
Joti, një prej konkurrentëve që hyri pak javë më parë në program për të fituar simpatinë e fronisteve, në fakt, ka fituar simpatinë e Marinelës. Mbrëmjen e sotme ai i dhuroi Marinelës një buqetë me lule, madje u tregua i gatshëm edhe për ta njohur atë më shumë jashtë: “Unë e njoh Marinelën jashtë dhe është një vajzë e mrekullueshme” – tha ai pasi i dhuroi lulet që për Marinelën ishin një surprizë shumë e bukur.
“Faleminderit për lulet, por tentoi të më rrëmbente një puthje”,- tha Marinela. Joti tha se e ka njohur jashtë skenës Marinelën dhe do të donte që ta njihte edhe më shumë: “Do doja që ta njihja edhe më shumë”.
Nje koment
Pingback: 3prefers