Dhunohet gazetarja shqiptare: Më tërhoqën zvarrë dhe më mbyllën brenda. Emri

Gazetarja e “Fax News”, Besarta Demushi është dhunuar fizikisht nga dy shtetas teksa po raportonte një denoncim të bërë nga një qytetare në rrugën Hoxha Tahsim. Qytetarja kishte një konflikt me ndërtuesin e pallatit që i kishte marrë pronën dhe mes tyre kishe mosmarrëveshje për vlerën e përfitimit.

Në momentin kur grupi i punës së Fax News ndodheshin në vendin e ngjarjes ndërtuesi dhe kunati i tij penguan dhe dhunuan gazetaren. Grupi i xhirimit është shtyrë me forcë që të dalë nga objekti, ndërkohë gazetarja u dhunua ndonëse u prezantua se kush ishte.

Pas ngjarjes ka reaguar edhe policia që ka vendosur te procedoje penalisht dy shtetasit T.N., 62 vjeç dhe A.Z., 50 vjeç që goditen gazetaren e Fax News.

“Me kanë tërhequr për të më nxjerrë nga objekti së bashku me operatorin Majklen Sinka. Me pas na kanë mbyllur brenda objektit për disa minuta. Kanë ushtruar dhune fizike po ashtu edhe ofendime banale. Vazhdimisht kanë ushtruar dhunë fizike duke na shtyrë me forcë. Për t’u vetëmbrojtur kam përdorur stativin e telefonit” – tha gazetarja. ©LAPSI.al