Dështon atentati me snajper në Durrës, ja kush ishte “shënjestra”

Mesditën djeshme në plazhin e Durrësit ka dështuar një atentat i organizuar ndaj një personi. Atentati i është bërë shtetasit Akil Nerjaku.

Euronews Albania  raporton se ky i fundit ka qenë në plazhin e Durrësit kur është qëlluar me armë zjarri(e dyshuar snajper) që fatmirësisht nuk e ka kapur atë pasi plumbi ka përfunduar në një automjet të rastit.

Objektivi i këtij atentati mësohet se përpara hetuesve ka deklaruar se ka qenë në lëvizje kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar.

Policia e Durrësit, raporton Euronews ka tentuar të fshehë ngjarjen.