Moderatorja Einxhel Shkira pësoi një incident mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku është rrëzuar gjatë një loje dhe dyshohet se ka thyer krahun.
Pak minuta më parë produksioni i “Big Brother VIP” ka bërë një njoftim ku shkruan se Einxhel do të shoqërohet për në spital për të bërë të gjithë kontrollet e nevojshme dhe do të jetë gjithë kohën në monitorimin e kamerave.
“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar.
Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”.
Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat. Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë.”- njofton produksioni i “Big Brother VIP”.