Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur një rënie të lehtë të personave të prekur me koronavirus në Shqipëri. Mediat kanë mësuar se nga testimet që janë bërë në të gjithë Shqipërinë, kanë rezultuar me COVID-19 50 persona. Kjo shifër është më e ulët se ajo e një ditë më parë, ku u shënuan 82 të infektuar. Gjatë ditë së djeshme, kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat tha se nëse shifrat e të infektuarve vijnë në rritje atëherë do të shkohet drejt një karantinimi të dytë.
Shpërndarja gjeografike e të prekurve në ditën e djeshme është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1064.