Në 24 orët e fundit në Elbasan tre persona kanë humbur jetën nga Covid-19, të moshës 70-74 dhe 79-vjeç. Mësohet se viĸtimat ishin të shtruar në spitalet Covid në Tiranë. Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e djeshme 356 të shëruar, 655 raste të reja dhe 3 humbje jete nga koronavirusi.
Ndërkohë autoritetet bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë protokollin e sigurisë për të parandaluar përhapjen e Covid. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.