Ishte prova javore e vendosur nga ‘’Vëllai i Madh’’ e cila mundësoi që banorët të tregonin për publikun aspekte tepër personale të jetës së tyre private. Pasi Arjola ndau detaje nga divorci me babain e tre fëmijëve të saj, ishte radha e Ilirit që të rrëfente për ‘’çmendurinë e tij më të madhe’’.
Ai pranoi përballë Arjolës se disa vite më parë ka tradhtuar bashkëshorten e tij, vendim i cili e rrezikoi të humbiste gjërat më të rëndësishme të jetës së tij.
‘’Ishte një histori që nisi si një lojë. Lozëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thash se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë’, tha ai.
Ai shprehu mirënjohjen për bashkëshorten e tij e cila pati ‘’inteligjencën dhe besimin’’ për t’ja falur këtë veprim. Ai gjithashtu pranoi se ajo u kujdes që vajza e tyre të mos informohej për gjithçka ndodhte në raportin e tyre në çift.
‘’Kam një grua të mrekullueshme… u tregua shumë inteligjente dhe më fali. Edhe vajza ime nuk kuptoi asgjë’’, u shpreh ai.
Top Channel