Të dielën e 9 janarit, moderatorja e njohur, Bora Zemani festoi 30-vjetorin e saj të ditëlindjes, me një festë të madhe, me të ftuar edhe shumë personazhe publike.
Që prej asaj dite në portale qarkullon një lajm se Bora është në një lidhje dashurore me reperin e njohur, Noizy. Kjo pasi në një moment Noizy i cili pak përpara se të këndojë në festën e ditëlindjes së Borëz ka shkëmbyer shikime dhe buzëqeshje me moderatoren.
Menjëherë pas publikimit të videos fansat e dy personazheve publike nuk kanë nguruar ta shpërndajnë atë gjithandej në rrjete sociale, duke aluduar se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se njohje.
Por çfarë thonë gazetarët e showbizit në lidhje me këto lajme në intervistën për “Ditë e Re” në RTV Ora.
Klevisa Gjika: Për momentin aludimet Noizy Bora janë fjalë portalesh dhe nuk mund të kemi diçka konkrete. Megjithatë unë mendoj se mund edhe të ketë diçka mes Borës edhe Noizyt. Por duhet të kemi edhe disa fakte të tjera, akoma më konkrete që të shohim nëse vërtetë ka lidhje mes tyre. Për momentin nuk ka diçka të tillë. Kam përshtypjen se të dy janë 2 pole të kundërta dhe mund të kishte diçka mes tyre.
Anxhela Baxhija: Unë do i shihja si një çift të lezetshëm, një Borë e ftohtë si bora edhe një Noziy që çuditërisht kohët e fundit ka bërë edhe këngë romantike.
Jeta Kasemi: Historia ka treguar se ku ka zë nuk është pa gjë. Por unë ende jam duke menduar nëse ishin të vërteta apo jo lajmet, që flisnin për një romancë të mundshme mes Borës dhe Atdheut.