Jasmin Kadriu, një prej konkurrenteve të “Për’puthen” është kthyer në një prej personazheve më të komentuar të formatit pas hyrjes në emision. Para pak kohësh, Jasmina ka treguar se vjen nga një familje muzikantësh dhe ka pranuar se ka talent në muzikë. Mirëpo, kur në emision iu kërkua të performonte diçka, ajo ngurroi duke thënë se i vetmi person para të cilit këndonte ishte gjyshi i saj.
Por konkurrentja e bëri një përjashtim dhe ajo këndoi para pak ditësh për herë të parë në Instagram për ndjekësit e saj. Përveç komplimentave, kishte edhe nga ata që i shkruajtën Jasminës: “U bëtë të gjithë këngëtarë sa u futët aty.”
Kështu, konkurrentja ia ka kthyer përgjigjen me një thumb për Melisën, Mevlanin e Julin, të cilët gjithashtu kanë kënduar. “E kam shprehur me kohë pasionin për muzikë dhe përpos kësaj, që vij nga një familje muzikantësh e përpos kësaj prap kam video duke kënduar që fëmijë. Gjithsesi nuk keni faj, këngëtarë pafund aty brenda.”- shkruan ajo.
Gjithashtu së fundmi, Jasmina zbuloi për ndjekësit e saj në Instagram se këngëtari i njohur shqiptar, Altin Shira është kushëriri i konkurrentes, duke na e bërë kështu lidhjen me deklaratën e saj se ajo vjen nga një familje muzikantësh.Iconstyle