Në këtë episod të fundit, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro ishin dy moderatoret prezente në shtëpi të cilat intervistuan një e nga një banorët finalistë.
I pyetur se çfarë ndodh nëse ai fiton Big Brother, çfarë do të bëjë më pas me jetën e tij, Jul Deda u shpreh:
S’e kam llogaritur, por një gjë e kam llogaritur. Që si ta fitoj, si mos ta fitoj, nuk ka rëndësi ajo, mbas 25 majit për hir të vërtetës është një verë e gjatë, por do të mendoj për ndonjë projekt timin.
Nuk dua të shkëputem nga televizioni. Kushdo televizion të jetë, por bisedën e parë dua ta bëj me Top Channel, me shtëpinë time të parë. Do doja shumë të rikthehesha në Top Channel patjetër.
Nuk dua të shkëputem. E kam thënë këtu me qindra herë. Televizioni mu ka bërë si drogë. Nuk rri dot pa të. Një herë në javë e dua me sesbën.